Një aksident tragjik rrugor në Pakistan ka shkaktuar vdekjen e të paktën 17 personave dhe plagosjen e 10 të tjerëve.

Ngjarja ndodhi pasi një autobus pasagjerësh, që udhëtonte nga rajoni Swat drejt Peshawar, pësoi defekt mekanik dhe u ndal në anë të rrugës.

Sipas autoriteteve, pasagjerët kishin zbritur nga autobusi dhe po prisnin pranë tij, kur një kamion humbi kontrollin dhe u përplas me turmën.

Zyrtari i shpëtimit, Bilal Ahmad Faizi, deklaroi se mes të plagosurve, tre persona ndodhen në gjendje kritike.

Ndërkohë, mjeku Muhammad Ali konfirmoi bilancin e viktimave në spitalin ku u transportuan të lënduarit.

Sipas raportimeve, shumë prej pasagjerëve po udhëtonin drejt shtëpive të tyre në prag të Bajrami.