Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Filipine, ku një ndërtesë e cila ishte në proces ndërtimi është shembur. Deri më tani raportohet se tre persona kanë humbur jetën dhe 17 të tjerë janë zhdukur. Viktimat janë një shtetas malajzian i cili u nxor i pajetë nga rrënojat dhe dy punëtorë të cilët u nxorën gjallë por nuk mbijetuan. Ndërkohë, ekipet e shpëtimit po vijojnë kërkimet për të mbijetuar në rrënoja.
70 persona ishin të punësuar për ndërtimin e godinës, por shumica ishin kthyer në shtëpi në momentin kur ndodhi ngjarja. Shkaqet e katastrofës nuk dihen ende, ndërsa autoritetet po hetojnë më shumë mbi këtë rast. Ekipet e shpëtimit po përdorin kamera termike për të zbuluar shenja të mundshme jete. Autoritetet kanë deklaruar se nëse nuk gjenden të mbijetuar, makineri të rënda do të fillojnë të lëvizin rrënojat për të nxjerrë trupat e tjerë që janë nën rrënoja.
