Një tragjedi ka ndodhur në Greqi, kur një grua 71-vjeçare humbi jetën pasi u përplas aksidentalisht me makinë nga vajza e saj.

Incidenti tragjik ka ndodhur në Elefsina, ku shoferja 44-vjeçare ishte kthyer në shtëpi me nënën dhe fëmijët e saj, pasi kishte shkuar më parë në shkollë për t’i marrë. Ndërsa po përpiqej të parkonte automjetin e saj, 71-vjeçarja doli nga makina për t’i dhënë udhëzime. Por dera e pasagjerit mbeti e hapur dhe gjatë procesit të kthimit mbrapsht, gruaja aksidentalisht shkeli gazin. Mjeti lëvizi në mënyrë të pakontrollueshme, duke përplasur gruan e moshuar dhe duke e bllokuar atë midis derës së hapur të makinës dhe një peme.

Ngjarja tragjike u zhvillua para syve të nipërve dhe mbesave të 71-vjeçarit, të cilët po qanin për gjyshen e tyre. Fqinjët që dëgjuan britmat nxituan në vendngjarje për të ofruar ndihmë, ndërsa vajza e 71-vjeçares ishte në gjendje shoku. Gruaja 71-vjeçare u transportua me ambulancë në spital ku u shpall e vdekur. Vajza e saj 44-vjeçare u arrestua nga autoritetet me akuzën e vrasjes së paqëllimshme, ndërsa hetimi për rrethanat e sakta të aksidentit është duke vazhduar.