Një ngjarje tragjike ka ndodhur së fundmi në Kinë.

Sipas mediave të huaja bëhet me dije se dhjetë persona kanë humbur jetën dhe nëntë te tjerë janë lënduar si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një pallat në provincën Xinjiang të Kinës (në veriperëndim), raporton agjencia e lajmeve “New China News”.

Zjarri shpërtheu të enjten e kaluar mbrëma, rreth orës 19:40 (12:50 me orën lokale shqiptare), sipas agjencisë.

“Dhjetë njerëz vdiqën pavarësisht se iu dha ndihma e parë. Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën,” raporton New China.