Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Greqi, ku bëhet e ditur se vëlla e motër u gjetën të pajetë në shtëpinë e tyre.

Mediat lokale shkruajnë se, viktimat janë një burrë rreth 73 vjeç dhe një grua 65 vjeç. Hetimet paraprake po përqendrohen në mundësinë që vdekjet të jenë shkaktuar nga tymi i një sobe që ata përdornin për ngrohje.

Gjithashtu sipas mediave greke, forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe rrethuan zonën për kryerjen e veprimeve hetimore. Shkaqet e sakta të vdekjes pritet të përcaktohen pas ekspertizës mjeko-ligjore.

https://gazeta-shqip.com/bota/tentoi-te-vriste-shokun-e-dhomes-ne-spital-perfundon-ne-pranga-nje-43-vjecar/