Dhjetë persona përfshirë pesë fëmijë të mitur, vdiqën në një zjarr që shpërtheu në orët e para të mëngjesit në një rezidencë në Lima, Peru. Zjarri shpërtheu rreth orës 03:00 me orën lokale në lagjen La Victoria dhe shkaktoi shkatërrimin e plotë të dy shtëpive.

Mediat shkruajnë se midis viktimave janë nëntë anëtarë të familjes Vilches, duke përfshirë pesë fëmijë të moshës 3 deri në 15 vjeç. Autoritetet po kryejnë një hetim për shkaqet e sakta të tragjedisë, duke shqyrtuar të gjitha mundësitë, pa e konfirmuar zyrtarisht skenarin kriminal.