Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi ka ndërruar jetë këtë të hënë në Milano. Lideri i Forca Italia dhe themeluesi i mediaset u rikthye në spital ditën e premte, ditë pasi kishte kaluar 45 netë në spital për shkak të pneumonisë dhe leucemisë.

86-vjeçari dha frymën e fundit mëngjesin e së hënës në spitalin San Raffaele të Milanos. Ndërkohë, në sy ka rënë një video e publikuar nga mediet italiane, ku shihet Berlusconi i cili është në lot pas fundosjes së anijes Katër Radës në vitin 1997.

Anija ishte me emigrantë shqiptarë dhe u fundos gabimisht nga Marina Italiane duke u marrë jetën 57 personave. Presidenti italian shkoi në Brindisi për të vizituar të mbijetuarit  dhe duke folur për mediat ai “shpërtheu” në lot, i prekur nga jetët e humbura në atë fatkeqësi.

Tragjedia e Otrantos ndodhi më 28 mars 1997, njohur ndryshe edhe si Përmbytja e Katërit të Radës.Anija shqiptare kishte 142 persona në bord dhe mbyt nga forcat detare italiane në Ngushticën e Otrantos, duke u marrë jetën 57 personave, të moshave nga 3 deri në 69 vjeç.

Emigrantët ishin pjesë e emigrimit të madh nga Shqipëria për shkak të kryengritjes, e cila filloi pas kolapsit të skemave të piramidave.