Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, shpalli sot tre ditë zie kombëtare për aksidentin hekurudhor tragjik që ndodhi dje në Spanjë, ku humbën jetën 39 persona. Ai premtoi një hetim të plotë dhe transparent për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti dhe sigurimi i së vërtetës.

“Do ta zbulojmë të vërtetën,” u shpreh Sanchez, duke theksuar angazhimin për “transparencë dhe qartësi absolute” në procesin e hetimeve.

Zija kombëtare do të fillojë sonte në mesnatë dhe do të zgjasë deri të enjten, tha ai gjatë një fjalimi të shkurtër në Adamuth, qytetin andaluzian ku ndodhi tragjedia. Gjatë periudhës së zie, flamujt do të ulen në gjysmë shtizë dhe janë shpallur aktivitete për nderim të viktimave.