Një incident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Pomonës, në Los Angeles County, ku një vajzë 13-vjeçe është arrestuar pasi qëlloi me armë zjarri një djalë 16-vjeç.
Sipas raportimeve të policisë, oficerët iu përgjigjën një thirrjeje për të shtëna me armë rreth orës 17:00 të dielën. Në vendngjarje u gjet viktima me plagë nga arma e zjarrit, dhe pavarësisht përpjekjeve të ambulancës, ai u shpall i vdekur.
Motivi i ngjarjes ende nuk është i qartë. Për shkak të seriozitetit të incidentit, Njësia e Krimeve të Rënda e Departamentit të Policisë së Pomonës ka nisur një hetim të gjerë.
Gjatë hetimeve, autoritetet identifikuan një vajzë 13-vjeçare si e dyshuar për krimin. Ajo është arrestuar dhe dërguar në Qendrën e të Miturve. Identiteti i të dyshuarës dhe i viktimës nuk është bërë publik nga autoritetet.
