Policia po heton vdekjen tragjike të një britaniku i cili u godit për vdekje në një aksident të dyshuar “të qëllimshëm” me biçikletë në Tenerife. Viktima, i njohur vetëm me emrin e tij të parë Harry dhe i identifikuar si një tifoz i Liverpoolit, u shpall i vdekur në vendngjarje. Shërbimet e emergjencës u njoftuan rreth orës 8 të mbrëmjes në komunën e Aronës në jug të ishullit të njohur turistik.
I riu po ngiste biçikletën në rrugën TF-652 midis Las Chafiras dhe fshatit Las Galletas. Raportet lokale sot e kanë etiketuar incidentin si një “përplasje”, me gazetën e ishullit El Dia që deklaron se Garda Civile po heton nëse burri britanik është vrarë. Gazeta raportoi: “Pas hetimeve fillestare, oficerët arritën në përfundimin se ai nuk është shtypur aksidentalisht”.
Policia lokale nga Bashkia e Aronës fillimisht i trajtoi hetimet, por që atëherë ua ka kaluar çështjen hetuesve të Gardës Civile. Besohet se britaniku banonte në Tenerife, megjithëse zyrtarët ende nuk e kanë konfirmuar këtë.
Një bluzë e Liverpulit është ngjitur në trungun e një palme pranë vendit ku është vendosur një foto e burrit dhe janë vendosur lule. Dy ambulanca u mobilizuan së bashku me policinë lokale dhe Gardën Civile. Ata mundën të vërtetonin vdekjen e personit të goditur vetëm kur arritën në vendngjarje për shkak të lëndimeve që kishte pësuar. Një artikull në gazetën lokale i botuar menjëherë pas tragjedisë e përshkroi viktimën si një 25-vjeçar, megjithëse ende nuk ka pasur ndonjë konfirmim zyrtar të moshës së tij dhe deri më sot kombësia e tij nuk ishte raportuar.




