Një turist britanik ka humbur jetën tragjikisht në Mikonos, pasi trupi i tij u copëtua nga helikat e një helikopteri.
21-vjeçari kishte shkuar në ishullin grek me motrën dhe disa miq të tyre për pushime, ndërsa në momentin e aksidentit ata do hipnin në helikopterin privat që e kishte dërguar babai i tij, për t’i kthyer ata në shtëpi.
I riu ende i paidentifikuar ishte shumë pranë fundit të helikopterit kur piloti e ndezi atë, dhe helikat i lanë plagë të rënda që i shkaktuan vdekjen. E gjithë skena e tmerrshme ndodhi në sy të motrës së tij dhe miqve të tyre, të cilën panë teksa ai vdiste dhe nuk mund të bënin dot asgjë.
Shërbimet e urgjencës u thirrën në helikopterin privat në periferi të Athinës, ndërsa hetuesit po hetojnë rrethanat e aksidentit, por piloti mund të përballet me akuza për vrasje nga pakujdesia nëse u ka thënë pasagjerëve të dalin nga helikopteri përpara se motori dhe helikat të ndalonin së funksionari.