Rrëzimi i avionit të “Air India” ditën e djeshme shkaktoi një tragjedi të rëndë, duke u marrë jetën mbi 290 personave. Mes viktimave, ndodhej edhe Patrick Joshi, një pakistanez që prej 6 vitesh jetonte në Londër, e po ashtu gruaja dhe fëmijët e tij.
Me profesion programues, Partick kishte emigruar drejt Britanisë së Madhe me ëndrrën për t’i siguruar familjes së tij një jetë më të mirë. Gruaja dhe 3 fëmijët e tyre të mitur jetonin ende Indi dhe pas vitesh pritje, më në fund ata do të bashkoheshin për të jetuar të gjithë në Londër.
Bashkëshortja e tij Komi Vyas, me profesion doktoreshë, kishte dhënë dorëheqjen nga puna dhe kishte paketuar gjithçka për të nisur jetën e re në Londër. Të 5 së bashku, ata hipën mëngjesin e 12 qershorit në fluturimin 171 të “Air India” me destinacion Londrën. Përpara se avioni të ngrihej për fluturim ata shkrepën një fotografi dhe ua dërguan të afërmve të tyre.
Fotografia e tregon Patrick dhe gruan e tij të ulur në njërën anë duke buzëqeshur dhe djemtë e tyre binjakë me vajzën e madhe të ulur në anën tjetër të avionit, gjithashtu me buzëqeshje të mëdha në fytyrat e tyre. Djemtë binjakë të çiftit, Nakul dhe Pradyut ishin pesë vjeç dhe vajza e tyre, Miraya, ishte tetë vjeçe.
Sot kjo fotografi është gjithçka që të afërmit kanë, pasi familja nuk arriti dot kurrë në Londër për të nisur jetën e re.
Avioni i Air India u rrëzua menjëherë pas nisjes nga Aeroporti i Ahmedabad në Gujarat, duke shkatuar një ndër tragjeditë më të mëdha.





