Udhëtimi i ëndrrave për një 80-vjeçare australiane u kthye në tragjedi, pasi ajo humbi jetën në Ishullin Lizard, një destinacion i popullarizuar në brigjet e Queenslandit, Australi. Sipas raporteve të mediave të huaja, e moshuara ka rrëzuar nga një shkëmb kur po tentonte të kthehej për të hipur në kroçieren me të cilën po udhëtonte, pas një ekskursioni në ishull.
Gruaja ishte pjesë e një grupi që po merrte pjesë në një tur 60-ditor rreth Australisë me një kroçiere, një paketë udhëtimi që kushtonte 80 mijë dollarë. Ajo kishte zbritur së bashku me pjesën tjetër të grupit në Ishullin Lizard, por ndërsa të tjerët po ktheheshin në kroçiere, ajo nuk u paraqit në kohë, duke i hapur rrugën tragjedisë. Anija u nis pa të, dhe më vonë u zbulua se ajo nuk kishte arritur të kthehej në kohë.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e stafit të kroçieres, që duket se kanë harruar pasagjerin e humbur dhe nuk kanë realizuar mungesën e saj deri në momentin kur anija ishte larguar.
Dëshmitarët dhe hetuesit besojnë se gruaja ka tentuar të ngjitej në majën më të lartë të Ishullit Lizard, kur nga aty është rrëzuar, duke shkaktuar tragjedinë që ka tronditur familjen dhe grupin e udhëtarëve. Hetimet janë ende në vazhdim për të zbuluar më shumë detaje dhe për të siguruar se çdo përgjegjësi do të merret për këtë ngjarje fatale.
