Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Southampton në Britani, ku një vajzë e re ka humbur jetën pasi ka rënë nga një pallat.
Tia Langdon, 25 vjeçe, u gjet e plagosur rëndë pranë një blloku banimi në zonën Cuckmere Lane më 28 gusht. Ajo u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi të mbijetonte dhe vdiq pak më vonë.
Policia ka arrestuar një të ri 18-vjeçar, i quajtur Jaiden Hassan-Agard, i cili tani është zyrtarisht i akuzuar për vrasjen e saj. Ai pritet të dalë sot në gjykatë.
Gjithashtu, ai përballet me disa akuza të tjera, kërcënim për vrasje, burgosje e paligjshme, mbajtje e armës së ftohtë, rrëmbim.
Në apartament ndodhej edhe një grua tjetër në momentin e ngjarjes, dhe policia po heton se çfarë ka ndodhur mes tyre.
Familja e Tias po merr ndihmë nga autoritetet, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të kuptuar se si ndodhi kjo tragjedi.