Një ngjarje e rëndë ka tronditur lagjen Patisia të Athinës, pasditen e së mërkurës. Një grua u gjet e pajetë në apartamentin e saj, menjëherë pasi kishte sjellë në jetë e vetme foshnjën, i cili po ashtu nuk mbijetoi.
Sipas të dhënave të para, gruaja, shtetase greke, ishte në ditët e fundit të shtatzënisë dhe lindja ndodhi papritur në shtëpi. Tragjedia u zhvillua para syve të dy fëmijëve të saj të vegjël, të moshave 3 dhe 5 vjeç.
Bashkëshorti i saj, me origjinë nga Gjeorgjia, deklaroi se ishte shqetësuar kur nuk kishte mundur të lidhej me të, pasi telefoni i saj ishte i fikur. Ai u kthye me nxitim në banesë dhe aty përjetoi skenën dramatike: gruan dhe të porsalindurin të shtrirë në dyshemenë e dhomës së ndenjjes, pa shenja jete.