Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Holandë, ku tre persona kanë ndërruar jetë, mes tyre dhe fëmijë. Sipas mediave të huaja, një makinë u përplas me fëmijët që po lëviznin me biçikleta, gjatë një ekskursioni shkollor. Aksidenti ndodhi rreth orës 12:30 të pasdites në një autostradë pranë Vogelwaarde, në provincën e Zeeland. Nga aksidenti mbetën të plagosur dhe 4 fëmijët të tjerë, teksa mosha e tyre nuk është bërë e ditur.

“Një makinë përplasi një grup prej 14 fëmijësh me biçikleta dhe dy shoqërues gjatë ekskursionit të tyre shkollor. Gjatë këtij incidenti, për fat të keq humbën jetën tre persona, përfshirë dy fëmijë dhe një të rritur”, njoftuan autoritetet.