Një aksident tragjik është regjistruar në Oakland, ku një automjet ka përplasur disa këmbësorë dhe makina pranë një kryqëzimi, duke lënë pas tre viktima dhe disa persona të plagosur.

Sipas autoriteteve lokale, ngjarja ndodhi rreth orës 08:15 të mëngjesit sipas kohës sonë, ndërsa në vendngjarje ndërhynë menjëherë ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësit.

Si pasojë e përplasjes, tre persona humbën jetën, ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur, mes tyre edhe drejtuesi i automjetit.

Autoritetet bëjnë me dije se tre persona janë transportuar në spital, ku dy prej tyre ndodhen në gjendje kritike.

Deri tani nuk janë bërë publike shkaqet e aksidentit, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.