Një tragjedi ka ndodhur në një qendër golfi në juglindje të Londrës, ku një djalë pesëvjeçar humbi jetën dhe një vajzë gjashtëvjeçare u plagos, pasi një mur u shemb mbi ta.
Ngjarja ndodhi në ambientet e “Sidcup Family Golf” në Chislehurst. Teksa fwmijwt ishin duke luajtur, kur muri u shemb papritur. Oficerët e policisë dhe ekipet e ndihmës së shpejtë ndërhynë pas raportimeve për një aksident. Djali u transportua me Ambulancën Ajrore të Londrës në spital në gjendje kritike, por fatkeqësisht ndërroi jetë të martën.
Vajza gjashtëvjeçare tashmë ka dalë nga ambientet nga spitali. Hetimet për shkaqet e shembjes janë ende në zhvillim. Autoritetet policore po bashkëpunojnë me Ekzekutivin e Shëndetit dhe Sigurisë për të përcaktuar rrethanat e incidentit.
Në një deklaratë zyrtare, “Sidcup Family Golf” njoftoi se qendra është mbyllur përkohësisht pas ngjarjes.
“Mendimet tona janë me ata që janë prekur. Ne e vlerësojmë mirëkuptimin tuaj në këtë kohë dhe do të ndajmë përditësime të mëtejshme kur të jetë e përshtatshme,” – thuhet në reagimin e qendrës.



