Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Belgjikë, ku një autobus shkolle u përplas me një tren pasagjerësh në një kalim hekurudhor, duke shkaktuar viktima dhe dhjetëra të plagosur.

Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 08:15 me orën lokale në zonën e Buggenhout, pranë rrugës Stationsstraat. Sipas operatorit hekurudhor belg Infrabel, në momentin e aksidentit barrierat e kalimit hekurudhor ishin të ulura dhe sinjalet paralajmëruese funksiononin normalisht.

Autoritetet bëjnë me dije se në tren ndodheshin rreth 100 pasagjerë në momentin e përplasjes, ndërsa ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve.

Hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit vijojnë ende.