Një tragjedi është shënuar në Suio Terme, në Itali, ku një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi u mbyt në një pishinë termike.
Sipas informacioneve paraprake, i mituri dyshohet se ka mbetur i bllokuar nën ujë nga një grykë thithëse e sistemit të pishinës, duke mos mundur të dalë në sipërfaqe.
Shërbimet e emergjencës ndërhynë menjëherë me ambulancë dhe helikopter, por pavarësisht përpjekjeve, nuk arritën t’i shpëtonin jetën. Fëmija ndodhej në pushime së bashku me familjen e tij.
Në vendngjarje mbërritën edhe Karabinierët, të cilët kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa çështja po ndiqet nga prokuroria e Cassino.
Ngjarja vjen vetëm pak ditë pas një rasti tjetër tragjik në Rimini, ku një 12-vjeçar humbi jetën në rrethana të ngjashme, duke ngritur shqetësime për standardet e sigurisë në pishina.
