Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në një kamp refugjatësh në Uganda, ku të paktën 14 persona, përfshirë 13 fëmijë, humbën jetën si pasojë e goditjes së rrufesë.

Incidenti ndodhi kur rrufeja goditi çatinë e një kishe në kampin e refugjatëve “Palabek”, i cili strehon kryesisht refugjatë nga Sudani i Jugut.

Përveç viktimave, autoritetet njoftuan se 34 persona të tjerë janë lënduar. Kjo ngjarje ka shkaktuar trishtim të thellë në komunitetin e refugjatëve, ndërsa autoritetet po punojnë për të ofruar ndihmën e nevojshme për të prekurit.