Një grua e moshuar ka ndërruar jetë tragjikisht në Britaninë e Madhe, 28 ditë pasi kujdestarët nuk i jepnin as ushqim as ujë.
Sarene Taylor, 88 vjeç, e cila nga një spital në Uellsin e Veriut u vendos në një shtëpi kujdesi për të moshuarit, humbi jetën pasi kujdestarët nuk i jepnin për të ngrënë dhe për të pirë.
Familjarët po planifikojnë të raportojnë rrethanat që çuan në vdekjen e nënës së tij në policinë e Uellsit të Veriut dhe Komisionerin e të moshuarve për Uellsin.
Nipi i familjes tha: Unë e kuptoj vështirësinë e kujdesej për një person që është në fundin e jetës dhe kujdestarët apo infermierët bëjnë një punë fantastike, por t’i mohosh një qenieje njerëzore ushqim dhe ujë është e turpshme dhe ne si shoqëri duhet të sigurohemi që kjo të mos ndodhë më.
Gruaja kishte pësuar një goditje në tru dhe ishte në një spital të Uellsit të Veriut rreth katër javë më parë. Mjekët i thanë se nuk mund të bënin asnjë gjë më shumë përveç se të kujdeseshin për të deri në fund, por personat që kujdeseshin për të nuk i jepnin as ushqim dhe as ujë duke ia bërë vdekjen edhe më të vështirë.
Sipas familjarëve, gruaja ishte e shtrirë gjithë kohës në një shtrat në shtëpinë e kujdesit dhe infermierët apo kujdestarët shkonin vetëm një herë në ditë për ta parë. Ajo humbi jetën e saj nga dehidratimi dhe nga kequshqyerja.