Një aksident i rëndë  ka ndodhur në periferi të Romës mbrëmjen e djeshme, ku pesë persona kanë humbur jetën.

Lajmi u konfirmua nga Brigada e Zjarrfikëses, dhe sipas mediave italiane makina me të cilën udhëtonin të rinjtë u përmbys disa herë për shkaqe ende të paqarta.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:30 në Fonte Nuova në via Nomentana. Një person i gjashtë që ishte në makinë, një Fiat 500, u dërgua në spital. Sipas raportimeve të para, pesë viktimat, tre djem dhe dy vajza, ishin të moshës 21 deri në 17 vjeç.