Një 11-vjeçar nga qyteti i Igumenicës në Greqi ka ndërruar jetë në një aksident tragjik rrugor, teksa po kthehej në shtëpi nga shkolla. Fëmija u përplas nga një automjet në një nga rrugët qendrore të qytetit, duke ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë e këmbësorëve, veçanërisht të fëmijëve pranë institucioneve arsimore.

Sipas raportimeve, 11-vjeçari tentoi të kalonte rrugën në një moment kur po kalonte një automjet, dhe përplasja ishte e fuqishme, duke i shkaktuar plagë të rënda. Ai u dërgua menjëherë në Urgjencën e Igumenicës dhe më pas në Spitalin e Filiates, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik.