Një vajzë 9-vjeçare, e cila kishte shkuar me pushime për të vizituar të afërmit, është vrarë nga të shtënat e policisë. Efektivët hapën zjarr ndaj një makine me qira, duke e ngatërruar atë me një grup hajdutësh.

Mediat e huaja shkruajnë se viktima është Hania Ahmed, nga Perth i Australisë, e cila po udhëtonte me familjen e saj në zonën e Chakwalit në Pakistan të mërkurën, kur ndodhi ngjarja tragjike.

Familja thuhet se ishte përballur me dy grabitës të armatosur sapo kishte mbërritur në shtëpinë e një të afërmi.

Sipas raportimeve, autorët kërkuan bizhuteri dhe më pas u larguan nga vendi i ngjarjes me një motoçikletë.

Policia hapi zjarr ndaj automjetit me të cilin po udhëtonte familja, duke e ngatërruar atë gabimisht me mjetin e përdorur nga grabitësit për t’u arratisur.

“Kur policët panë automjetin duke u larguar menjëherë nga zona, ata menduan se i përkiste grabitësve dhe hapën zjarr në mënyrë të pakontrolluar ndaj makinës”, deklaroi një zyrtar i policisë.