Një avion transporti ushtarak është rrëzuar gjatë ngritjes në jug të Kolumbisë, duke ngritur shqetësime për pasojat e mundshme të aksidentit.
Lajmi u konfirmua nga ministri i Mbrojtjes, Pedro Sanchez, i cili bëri të ditur se njësitë ushtarake kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Deri më tani nuk ka ende informacion zyrtar mbi numrin e viktimave apo shkaqet e rrëzimit.
Avioni i përfshirë në incident ishte një C-130 Hercules, ndërsa ngjarja ndodhi në zonën e Puerto Leguízamo, pranë kufirit me Peru.
Ministri Sanchez u ka shprehur ngushëllimet familjeve të të prekurve, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.
