Një aksident i rëndë ka ndodhur në Peru, ku një helikopter u rrëzua duke shkaktuar vdekjen e 15 personave që ndodheshin në bord, përfshirë 7 fëmijë.

Sipas mediave lokale, forcat speciale dhe patrullat e policisë kombëtare gjetën helikopterin në orët e para të mëngjesit. Ai po transportonte të afërmit e oficerëve të Forcave Ajrore të Peru-së në zonën e Arequipas, për të anashkaluar një barrikadë në Nazka, e shkaktuar nga rrëshqitjet e dheut dhe ortekët.

Forcat Ajrore të Peru-së (FAP) njoftuan se helikopteri ishte pjesë e operacioneve të kërkim-shpëtimit, duke ofruar ndihmë për viktimat e përmbytjeve dhe ortekëve në rajon, ndërsa përdorej gjithashtu për trajnimin e parashutistëve. Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit u penguan nga kushtet e pafavorshme të motit.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje në vend, ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet për të sqaruar shkaqet e rrëzimit.