Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë, ku dy fëmijë të moshës tre dhe pesë vjeç u vranë pas një shpërthimi të fuqishëm.
Mësohet se ngjarja ndodhu në qytetin Trevo, në katin përdhes të një pallati. Viktimat raportohet se ishin vëlla e motër, e nga ana tjetër, u regjistruan dhe shumë të plagosur. Gjithsej dhjetë persona u trajtuan për lëndime të lehta, ndërsa tre persona të tjerë me lëndime të lehta u paraqitën vetë në institucionet shëndetësore. Prefektura deklaroi se rreth 30 persona u evakuuan dhe u shpëtuan, shumë prej të cilëve ishin në gjendje shoku.
Ende nuk dihet çfarë e shkaktoi shpërthimin, teksa hetimet mbi ngjarjen janë ende në vazhdim.



