Një tren që qarkullonte në aksin Gjevgjeli – Shkup, rreth orës 11:40 në Veles, para urës ”Gemizhii” përplasi për vdekje një djalë 21-vjeçar.

21 vjeçari u dërguar në spital, por mjekët vetëm sa konstatuan vdekjen e tij.

Sipas informacioneve fillestare nga dëshmitarët okularë, 21-vjeçari ishte hedhur para trenit për t’u vetëvrarë.

Për shkak të aksidentit, trafiku në qytet u bllokua për shkak se treni kishte bllokuar kalimin te ura e re, njoftuan nga Policia e Velesit.

Ekipet nga Policia e Velesit dhe Prokuroria Publike dolën në terren dhe po punojnë në zbardhjen e rastit.