Një ngjarje e rëndë ka tronditur Singaporin, ku një trajner fitnesi ka humbur jetën pasi ra nga një ndërtesë shumëkatëshe gjatë një tentative për t’u larguar nga një apartament.
Sipas raportimeve të mediave vendase, burri ndodhej në banesë me një grua të martuar kur situata mori një kthesë të papritur pas mbërritjes së bashkëshortit të saj. Për të shmangur përballjen, ai dyshohet se ka tentuar të largohej nga apartamenti përmes dritares.
Megjithatë, përpjekja për arratisje përfundoi në tragjedi, pasi trajneri humbi ekuilibrin dhe ra nga një lartësi e konsiderueshme. Ai ndërroi jetë në vend si pasojë e plagëve të marra.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
A Fitness coach in China named Huang Mao reportedly had an affair, the male homeowner returns he hops out of window to hide then falls to death pic.twitter.com/O4wUPSS9qc
— HERNANDEZ (@Amaebo3) May 28, 2026
