Përleshje dhe plaçkitje në Itali, mbi 200 të arrestuar në Milano
Përplasjet mes të rinjve dhe policisë vijuan për të dytën ditë radhazi në Milano, ku persona të veshur kryesisht me të zeza hodhën shishe, plaçkitën dyqane dhe shkatërruan prona pranë sheshit qendror të Katedrales së Milanos, Duomo.
Sipas agjencisë së lajmeve Ansa, policia ka arrestuar më shumë se 200 persona që prej së shtunës. Dhuna nisi në kuadër të një proteste të autorizuar kundër kostos së lartë të jetesës.
Incidente të ngjashme u raportuan edhe në qytetet veriore të Bolonjës dhe Torinos, pas protestave të tjera. Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, thirri një takim për sigurinë të hënën për të diskutuar situatën.
Pamjet e trazirave në Milano ngjasuan me skenat e plaçkitjeve dhe kaosit të raportuara në disa qytete franceze, duke shtuar shqetësimet për përhapjen e dhunës gjatë protestave.
