Administrata Trump ka dërguar mbi 4,000 trupa, përfshirë 700 marins, në Los Anxhelos për të shtypur protestat masive kundër bastisjeve të imigracionit që shpërthyen në qytet dhe u përhapën në qytete të tjera të SHBA-së.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, e ka quajtur këtë veprim “akt diktatorial” dhe ka paditur presidentin për shkelje të Kushtetutës. Protestat, që nisën pas bastisjeve të ICE në komunitetet latino-amerikane, u shoqëruan me plaçkitje, djegie makinash dhe sulme ndaj policisë.

Trump mbështeti dërgimin e forcave federale duke thënë se pa to Los Anxhelosi do të ishte “në flakë” dhe paralajmëroi me ashpërsi protestuesit që kundërshtojnë autoritetet. Ndërkohë, sfida ligjore ndaj vendosjes së Gardës Kombëtare po rritet, ndërsa tensionet politike dhe sociale në vend përshkallëzohen.// BBC