
Rezultati i zgjedhjeve presidenciale amerikane do të varet nga tre shtetet kyçe të Midwes-it që ishin gjithashtu të rëndësishme 4 vjet më parë, pra Pennsylvania, Wisconsin-i dhe Michigan.
Shteti më i rëndësishëm në lojë është Pennsylvania, i cili ka 20 vota elektorale. Në dy nga këto tre këto shtete deri më tani është në krye Presidenti Donald Trump.
Në Pennsylvania, 55.7%, në Michigan 52% dhe në Wisconsin-i është në krye Biden me 49.3%. E reja në këto shtete është se ende nuk ka nisur numërimi i votës postare. Në Wisconsini, kjo sapo ka nisur dhe sipas të dhënave të parë nuk ka ndodhur “përmbytja” e votave demokratike por si në Florida ka pasur thuajse të njëjtën logjikë si me votën direkte, ndryshe nga ç’u priste nga sondazhet.
Por rezultati i ngushtë është natyrisht një çështje që shoqëron këtë situatë dhe bëhet fjalë për gjithsej 46 vota elektorale. /GazetaShqip