Pas një takimi me kompanitë shpërndarëse, ministri francez i Ekonomisë, Roland Lescure u shpreh i kujdesshëm lidhur me një ulje të shpejtë të çmimeve të karburanteve, duke theksuar paqëndrueshmërinë e tregut të naftës dhe pasigurinë mbi një hapje reale të Ngushticës së Hormuzit.
“Tregjet janë jashtëzakonisht të paqëndrueshme”, deklaroi Lescure në një konferencë për shtyp duke sqaruar se çmimi i naftës në Roterdam po rritej pas një rënie të fortë të mërkurën.
Ai shtoi se është ende e paqartë se si do të zbatohej konkretisht armëpushimi.
“Megjithëse shpresat për hapjen e Ngushticës së Hormuzit nuk janë realizuar ende, çmimet aktuale mbeten më të ulëta se dy ditë më parë”, theksoi ministri.
“Shpresojmë që uljet të pasqyrohen gradualisht me rritjen e furnizimeve”, shtoi ai duke paralajmëruar se mund të duhen disa orë apo ditë që stacionet e karburanteve të rifurnizohen
