Të hash vetëm në restorant nuk është më përjashtim, ndërsa porositja e ushqimit në shtëpi apo në punë po kthehet në rutinë.
Këto janë disa nga tendencat që po formësojnë mënyrën se si evropianët hanë, sipas një sondazhi të prezantuar në Samitin Evropian të Shërbimit Ushqimor 2025 në Amsterdam, raporton A2 CNN.
- Ngrënia solo në rritje: Nga viti 2010 deri në 2019, shpenzimet për ushqimet e vetmuara janë rritur me 159%.
- “Gastronomia sociale” në modë: Aperitivët dhe darkat e shpejta me miq zënë tashmë 31% të të gjitha vakteve në 12 muajt deri në qershor 2025.
- Porositja në shtëpi mbizotëron: Dy të tretat e darkave familjare shërbehen tashmë nga delivery, një trend që, sipas ekspertëve, “nuk ka shenja ngadalësimi”.
Arsyeja kryesore? Oraret e zgjatura të punës dhe ritmi i shpejtë i jetës që e bëjnë gatimin në shtëpi gjithnjë e më të rrallë.