Rasti i një 11-vjeçari në Suedi, që u rekrutua për të kryer një vrasje kundrejt pagesës, shpërfaqi një realitet të frikshëm që po përhapet në të gjithë Europën.

Kriminelët po shfrytëzojnë rrjetet sociale, aplikacionet e mesazheve dhe platformat e lojërave për të joshur fëmijë dhe adoleshentë drejt modelit kriminal të quajtur “Violence-as-a-Service”, ku dhuna ofrohet “me porosi”, dhe të miturit përdoren si ekzekutorë të padukshëm.

Operacioni “Grimm” i Europol në prill çoi në arrestimin e gati 200 personave në nëntë vende: 63 ekzekutorë të dyshuar, 40 ndihmës, 84 rekrutues dhe 6 urdhërues të nivelit të lartë. Dhjetëra vrasje u parandaluan.

Autoritetet paralajmërojnë se ky fenomen po rritet me shpejtësi dhe po shënjestron gjithnjë e më shumë të rinj nga e gjithë Europa./dw