Shpresat për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja po zbehen, pas tërmetit shkatërrues që goditi Afganistanin. Deri tani, mbi 1,100 persona kanë humbur jetën dhe mbi 3,000 të tjerë janë plagosur, ndërsa më shumë se 8,000 shtëpi janë shembur plotësisht.
Lëkundjet e para sizmike, me magnitudë 6 ballë, goditën vendin gjatë natës së 31 gushtit. Vetëm dy ditë më vonë, më 2 shtator, një tjetër tërmet me magnitudë 5.5 goditi zonat tashmë të dëmtuara, duke rrënuar përfundimisht banesat që kishin mbetur të paqëndrueshme nga goditja e parë.
Situata është përkeqësuar edhe më shumë nga rrëshqitjet e dheut që kanë përfshirë disa rajone, duke vështirësuar ndjeshëm operacionet e kërkim-shpëtimit.
Pavarësisht rreziqeve dhe vështirësive në terren, ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet me shpresën për të gjetur të mbijetuar mes rrënojave.
Aerial footage from ~10 hours ago 📹
— Nitesh Das (@Realnitesh945) September 3, 2025
A powerful 6.0-magnitude earthquake has devastated Kunar Province, Afghanistan. Entire villages lie in ruins, with the death toll surpassing 1,100 and over 3,200 injured. 💔#Afghanistan #Earthquake #Kunar pic.twitter.com/dozwE26rJ9