Një 23-vjeçare skoceze ka pranuar se ka mashtruar të dashurin dhe familjen e saj duke i bërë të besojnë se ishte shtatzënë me ndihmën e një kukulle silikoni dhe një barku të rremë. Ajo kishte organizuar madje edhe një gender reveal party dhe shpërndarë foto nga “ekografitë”, përpara se të pretendonte se “foshnja” kishte ndërruar jetë.

Pasi mashtrimi u zbulua, Kira Cousins kërkoi falje publikisht, duke pranuar se “e kishte çuar shumë larg gënjeshtrën” dhe se do të kërkonte ndihmë profesionale. Vendimi për të sjellë një fëmijë në jetë është një prej hapave më madhorë dhe transformues në një marrëdhënie.