Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e atakut kardiak në qendrat e votimit në Turqi.
Ngjarja ka ndodhur në rrethin Ikiztepe. Sipas informacioneve të marra, Sheref Kurt, i cili ishte nëpunës në qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare ka pësuar atak në zemër gjatë detyrës.
Ndërkohë një 75-vjeçar, i cili shkoi për të votuar gjithashtu ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.
Ulusoy ndërroi jetë teksa tentoi të dërgohej në spital pas ndërhyrjes së parë nga personat përreth. Hetimet për ngjarjen janë duke vazhduar.