Një ngjarje tronditëse ka tronditur zonën e Flamoulit në Trikala, ku një 18-vjeçar ka vrarë nënën e tij dhe më pas ka njoftuar vetë autoritetet për krimin.
Sipas informacioneve të para, i riu, i cili jetonte me të atin pas ndarjes së prindërve, e ka mbytur të ëmën 54-vjeçare me një peshqir, gjatë një përplasjeje të ashpër në banesën ku ajo jetonte.
Menjëherë pas ngjarjes, ai telefonoi Departamentin e Policisë, duke rrëfyer aktin e rëndë dhe duke kërkuar ndërhyrjen e uniformave blu.
olicia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku gjeti trupin e pajetë të 54-vjeçares dhe arrestoi të riun pa rezistencë. Në banesë u thirr edhe eksperti mjeko-ligjor, i cili do të përcaktojë zyrtarisht shkakun e vdekjes.
Hetimet janë në vijim dhe autoritetet po përpiqen të zbardhin motivet që çuan në këtë krim të rëndë familjar, që ka tronditur jo vetëm komunitetin lokal, por të gjithë opinionin publik grek.