Një moment tragjik i kapur nga kamera e sigurisë tregon çastet e fundit të 19-vjeçares Tijana Radoniç, e cila humbi jetën pasi u shkëput nga pajisjet e sigurisë gjatë një fluturimi me parashutë në bregdetin e Malit të Zi.
Pamjet tregojnë të renë në gjendje paniku, teksa ndodhej në lartësi dhe përpiqet të heqë rripat që e mbanin të lidhur me pajisjen fluturuese. Ajo hap të gjitha rripat dhe bie rreth 50 metra në boshllëk, duke ndërruar jetë në vend.
Pushues të tmerruar në plazh dëshmuan se e dëgjuan atë duke bërtitur: “Më ulni poshtë! Më ulni poshtë!”, vetëm pak sekonda para rënies fatale.
Sipas mediave lokale, 19-vjeçarja po xhironte një video promovuese për një agjenci turistike, në të cilën shfaqej me bikini, duke fluturuar mbi Rivierën e Budvës, përpara se ngjarja të merrte fundin tragjik.
Tijana Radonjic, a 19-year-old from Serbia, died after falling over 50 meters during a parasailing video shoot in Becici, near Budva, Montenegro, on May 28, 2025.
— Tony (@TonyL_01) June 2, 2025
Reports say that she unbuckled her seatbelt, possibly due to a panic attack, but her family disputes this.
Sad. pic.twitter.com/iiiI857bY4
