Një sulm i armatosur tronditi qytetin bregdetar të Izmirit në Turqinë perëndimore, ku dy oficerë policie u vranë dhe një tjetër mbeti i plagosur pas një sulmi ndaj një stacioni policie në lagjen Balçova.
Sipas burimeve të sigurisë, sulmuesi, një i ri vetëm 16 vjeç, hapi zjarr ndaj ndërtesës së policisë dhe më pas u arrestua nga forcat e rendit. Gazetari i NTV raportoi se sulmuesi ndodhet aktualisht në paraburgim dhe po merret në pyetje nga autoritetet.
Motivet e sulmit mbeten ende të paqarta, por autoritetet nuk përjashtojnë asnjë pistë hetimi. Turqia ka qenë në të kaluarën objektiv i sulmeve të dhunshme nga grupe të ndryshme, përfshirë rebelët kurdë, organizata islamike radikale dhe grupe të ekstremit të majtë, të cilat shpesh shënjestrojnë forcat e sigurisë.
Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetime të thelluara për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë, gjendja e oficerit të plagosur raportohet si e qëndrueshme.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje dhe reagime të shumta në Turqi, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje në orët në vijim.
🔴 Polis merkezine saldıran şahıs yakalandı!
— Haber 7 (@Haber7) September 8, 2025
➥ İzmir'in Balçova ilçesinde polis merkezine gelen 16 yaşındaki şahıs uzun namlulu silahla ateş açtı. Saldırıda 2 polis şehit olurken 1 polis yaralandı. Yakalanan şahsın görüntüleri kamerada. pic.twitter.com/pz9a2S7anf