Një incident i rëndë ka ndodhur në mesditën e sotme në Berlin, ku një automjet ka hyrë në trotuar dhe ka përplasur një grup kalimtarësh, duke shkaktuar panik dhe plagosje.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:10 , në veriperëndim të qendrës së qytetit. Sipas mediave gjermane, disa fëmijë kanë pësuar plagë të lehta, ndërsa shoqëruesi i tyre është plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë në spital.

Policia ka konfirmuar se shoferi i automjetit është arrestuar në vendngjarje, ndërsa hetimet janë në vijim për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e sakta të ngjarjes. Ende nuk është bërë e qartë nëse bëhet fjalë për një aksident apo një veprim të qëllimshëm.

Në vendngjarje kanë mbërritur me urgjencë forcat e emergjencës dhe tre ambulanca, duke i dhënë ndihmën e parë të plagosurve dhe duke transportuar të dëmtuarit drejt spitaleve të Berlinit.