Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një burrë ka tentuar të përdhunojë djalit e tij vetëm 9 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në Halkida, teksa ka qenë nëna e të miturit ajo që ka denoncuar bashkëshortin e saj për tentativën e abuzimit seksual. Siaps gruas, ngjarja kishte ndodhur në shtëpinë e tyre kur burri ishte vetëm me djalin e mitur. Ajo kishte shkuar në shtëpi në momentin që bashkëshorti po tentonte të kryente aktin dhe fatmirësisht e kishte ndaluar. Pas kësaj, së bashku me djalin kishte shkuar në polici.

39-vjeçari akuzohet për tentativë përdhunimi, akte seksuale me të mitur dhe shkelje të ligjit për dhunën në familje, ndërsa i mituri pritet të kontrollohet nga mjeku.