Një ngjarje tragjike ka ndodhur në SHBA, ku dy të mitur kanë humbur jetën pasi janë vrarë nga babai i tyre. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në San Fernando, të Los Angelos, kur babai vrau binjakët 10-vjeçarë, e më pas vrau veten.

Incidenti thuhet se ndodhi gjatë një mbledhjeje familjare, kur papritmas nëna e fëmijëve dëgjoi dy të shtëna me armë. Kur shkoi në dhomën e gjumit për të parë se çfarë po ndodhte, babai i djemve i drejtoi armën. Nëna nuk u lëndua nga të shtënat me armë, ndërsa disa sekonda më vonë, ai ktheu armën dhe vrau veten.

“Është vërtet e trishtueshme. Dy fëmijë të vegjël dhe një baba. Kjo është një familje. Askush nuk e meriton këtë”, tha një dëshmitar okular.

Policia ende nuk ka dhënë detaje të mëtejshme dhe nuk ka konfirmuar rrethanat e ngjarjes tragjike.