Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Francë, ku një djalë 7-vjeçar është vrarë nga babi i tij. Trupi i të miturit u gjet i masakruar në një apartament, ku ai jetonte me familjen, ndërsa ishte futur në frigorifer.

Sipas informacioneve paraprake, policia u njoftua pasdite vonë nga shërbimet funerale që kishte marrë një telefonatë nga një burrë, i cili i kishte njoftuar për vdekjen e djalit të tij. Por, shërbimet shprehën dhe dyshime për datën e vdekjes së të miturit, pasi babai u dorëzoi një dokument që thuhej se e kishte plotësuar një mjek, e që në fakt nuk ishte kështu.

Në telefon, babai pyeti për organizimin e funeralit dhe tregoi adresën e tij, rue Émile-Roudayre, duke specifikuar se e kishte futur trupin e fëmijës në frigorifer për ta ruajtur.

Kur u gjet trupi, ai kishte një kabllo në qafë dhe duart e tij ishin të lidhura, teksa në trup kishte shenja të dukshme dhune.

Dy fëmijë të tjerë të familjes janë shtruar të plagosur në spital, ndërsa autoritetet franceze po përpiqen të zbardhin ngjarjen tragjike.