Një vajzë 3-vjeçare është gjetur e vdekur pasi dyshohet se është vrarë nga babai i saj në një vendpushim britanik.

Policia beson se babai ka vrarë veten pasi kreu krimin e tmerrshëm gjatë natës së 21 marsit, në shtëpinë e tij në Costa Blanca. Ende nuk dihet kombësia e tyre.

“E tronditur nga vrasja e një të mituri në Alicante. Terrorizëm i padurueshëm. Gjithë dashuria ime për familjen dhe miqtë”, ka shkruar zëdhënësja e qeverisë qendrore për Komunitetin Valencian në rajonin Torrevieja, në jug të Alicante, Pilar Bernabe.

Ndërkohë delegacioni i qeverisë qendrore për rajonin u shpreh:

“Po mbledhim të dhëna mbi vrasjen e një të mituri për shkak të dhunës së dyshuar të ndërhyrjes në provincën e Alicante-s”.

“Daily Star” shkruan se babai i vajzës dyshohet të ishte në të dyzetat. Raportet lokale thanë se ai kishte kërcënuar ish-bashkëshorten e tij me të bijën, nëse nuk do të linte partnerin e saj të ri. Megjithatë, kjo është e pakonfirmuar nga forcat e rendit.

Oficerët e Gardës Civile gjetën dy trupat pasi shkuan në shtëpinë e babait në orët e para të mëngjesit të sotëm.

“Është një burrë 40-vjeçar dhe vajza e tij 3-vjeçare. Nëna e fëmijës, një grua 36-vjeçare dhe ish-partnere e autorit të dyshuar, njoftoi Gardën Civili mbrëmë se nuk kishte mundur t’a kontaktonte atë për disa orë dhe kishte frikë se babai mund t’a kishte dëmtuar vajzën e tij, e cila ishte me të”, ka njoftuar Garda Civile.

Kjo e fundit, menjëherë filloi hetimin dhe gjeti trupat e pajetë në shtëpinë e autorit të dyshuar.

“Daily Star” shkruan se nëna e vajzës së vogël është dërguar me urgjencë në spital, pasi pësoi një atak paniku kur mësoi për vdekjen e të bijës.