Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Qipro, ku dy të mitur kanë humbur jetën. Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në qytetin Xylophagou, ku dy vëllezërit 8 dhe 10 vjeç, u gjetën të pajetë në makinën e të atit.
Dy fëmijët dyshohet se qëndruan brenda automjetit për orë të tëra, në temperatura të larta dhe pa ajër të freskët, ndërsa për t’i nxjerrë nga makina, u desh të thyheshin xhamat dhe pjesa e pasme e makinës, e cila ishte parkuar në një fushë pranë pallatit ku jetonte babai dhe partnerja e tij. Një ekip mjekësh u përpoqën t’u jepnin ndihmën e parë, por pa rezultat.
Ndërkohë, babai 30-vjeçar dhe partnerja e tij 38-vjeçare kanë dalë sot para gjykatës, nën dyshimin për neglizhencë në lidhje me vdekjen e dy djemve. Policia vazhdon të kërkojë dëshmi nga fqinjët, ndërsa pamjet e kamerave të sigurisë janë gjithashtu nën shqyrtim.
Në trupat e dy të miturve u gjetën djegie, ndërsa shkaqet e sakta të vdekjes pritet të përcaktohen nga autopsia që do të kryhen. Dy fëmijët kishin mbërritur në Qipro në mesin e majit për pushime me babanë e tyre dhe njerkën, i cili jeton dhe punon aty.
