Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një djalë 15-vjeçar nga Teksasi ka vrarë 3 persona brenda pak minutash.

Viktimat janë nëna, motra dhe vëllai i të dashurës së 15-vjeçarit, i cili e kreu krimin pasi vajza vendosi të ndahej nga ai.  Nëna 39-vjeçare e vajzës, Jennifer Rodriguez, u gjet e vdekur në apartamentin e saj, së bashku me të bijën 13 vjeçe dhe djalin 9 vjeç. Pas krimit, i riu ia mbathi dhe u arrestua rreth 40 minuta më vonë. 15-vjeçari ishte në një lidhje me vajzën më të madhe të Rodriguez, e cila është po 15 vjeç. Sipas policisë, ai kishte planifikuar ta vriste edhe vajzën jashtë shkollës, por ndryshoi mendje dhe shkoi në shtëpinë e vajzës ku kreu vrasjen e trefishtë.

Vajza nuk u lëndua, por nuk dihet nëse ajo ishte në shtëpi në kohën e sulmit të të riut. Babai i tre fëmijëve (i cili ishte ndarë nga Rodriguez) thotë se është i shkatërruar dhe në një postim, thekson se nuk e priste që kjo lloj tragjedie t’i ndodhte.