Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, teksa tre anëtarë të një familjeje kanë humbur jetën.
Sipas mediave vendase, raportohet se ngjarja ka ndodhur në komunën Canaro, ku një çift bashkëshortësh dhe vajza, janë gjetur të pajetë brenda banesës së tyre. Ata kishin disa ditë pa kontaktuar me të afërmit, të cilët të shqetësuar njoftuan policinë.
Kur efektivët hynë në banesë, i gjetën të 3 personat të vdekur. Nga kontrollet u konstatua rrjedhje monoksidi karboni nga bojleri, që dyshohet të ketë qenë shkaku i vdekjes tragjike.